Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar edhe presidenti Bajram Begaj.
Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët, humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.
Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkroi kreu i shtetit.