Presidenti Begaj pret në takim Guvernatorin e Landit të Stirias, Austri

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj priti sot një delegacion të Landit të
Stirias, Austri kryesuar nga Guvernatori Christopher Drexler së bashku me Presidenten e Parlamentit të kёtij Landi, Manuela Khom.

Presidenti Begaj   falenderoi  z. Drexler për vëmendjen  që Landi i Stirias i ka kushtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si kontribues  në procesin e integrimit në BE, nëpërmjet bashkëpunimit në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, shëndetit publik dhe turizmit.

Presidentii Republikës vlerësoi  veprimtarinë e organizatës joqeveritare humanitare “Partneriteti Shqipëri- Austri” e themeluar  nga  Dr. Marianne Graf dhe bashkëshorti i saj e që vepron në Shqipëri që nga viti 1992.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj falenderoi Guvernatorin Drexler për pёrkushtimin e tij nё hartimin e programeve dhe bursave që ky Land ka me Shqipërinë që nga viti 2018 dhe inkurajoi vijimësinë e programeve të bashkëpunimit mё tё thelluar nё tё ardhmen.


Shtuar 4.10.2023 14:31