Presidenti Begaj pret Kryeministrin britanik Keir Starmer: Mbështetje për stabilitetin në Ballkan dhe integrimin evropian

Ditën e sotme, kryeministri britanik Keir Starmer, ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj.

Ditën e sotme, Presidenti Begaj, priti Kryeministrin britanik Keir Starmer: Mbështetje për stabilitetin në Ballkan dhe integrimin evropian

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në takimin mes dy liderëve, u theksua vizioni i përbashkët për të ardhmen që bashkon Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy vende me marrëdhënie që datojnë prej 104 vjetësh.

Presidenti Begaj, vlerësoi miqësinë dhe partneritetin mes dy shteteve, si dhe rëndësinë e vizitës së Kryeministrit Starmer në forcimin e këtij bashkëpunimi.

Presidenti falenderoi Kryeministrin britanik, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për kontributin në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai e konsideroi pjesëmarrjen e Kryeministrit Starmer në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si një sinjal domethënës për rëndësinë që Britania i kushton rajonit. Në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, përfshirë shkollimin e oficerëve shqiptarë në akademitë britanike, stërvitjet e përbashkëta dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në misionin KFOR në Kosovë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kërkojnë angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së.

Në këtë kontekst, ai përmendi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe investimeve në Korridorin XIII si elementë kyç për forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

 

 

 


Shtuar 15.05.2025 10:52