Avokati Henrik Ligori thotë se Arben Ahmetaj ndodhet në Angli pranë vajzës së tij.
Ahmetaj është larguar para se SPAK t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për arrestimin e tij, veprime të cilat sipas një reagimi të ish-ministrit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Sot 117 deputetë miratuan kërkesën e SPAK, duke i hequr kështu imunitetin Ahmetajt.