Një 33-vjeçare në Tiranë është nën hetim pasi nëpërmjet subjektit të saj falsifikonte dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, dhe premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.
“Më datë 26.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A. P., 44 vjeç dhe I. I., 36 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., 59 vjeç, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka buqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz. /albeu.com