Premtim i pambajtur? Rama u përgjigjet kritikave dhe zbulon kur nis punë aeroporti i Kukësit

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja iu kundërpërgjigj PD, e cila tha se aeroporti i Kukësit është një premtim i pambajtur. Sipas Ramës, në 17 qershor do të nisin fluturimet ndërkombëtare, pasi siç shpjegoi kryeministrin duhen të paktën 50-60 ditë që pasi aeroporti bëhet operacional, të nisin fluturimet ndërkombëtare.

“Pse është premtim i pa mbajtur? Se nuk është direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë?

Shpjego sa të duash që duan 50-60 ditë pasi një aeroport bëhet operacional për fluturimet ndërkombëtare. Fillon si aeroport i brendshëm, kompanitë bëjnë marrëveshjet dhe verifikimet e tyre, se nuk e marrin “derr në thes” marrëveshjen, do ta vijnë ta shikojnë “nusen”.

Në 17 qershor aeroporti hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare. Deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do të jenë lidhur, fluturime me kosto të ulët” tha Rama.

Rama po ashtu zbuloi edhe bisedën me Petrit Malajn, kandidatin për deputetet në qarkun e Tropojës.

“Ka qenë këmbëngulja e disa shokëve këtu që unë të flisja me Petritin, nuk doja t’ia bëja Petrit këtë kërkesë, sepse e di  shumë mirë që është në një pozicion të rëndësishëm prej vitesh. Nga ana tjetër e di që është ndeshje shumë e fortë, dhe nuk doja ta shqetësoja me propozimin për të marrë përsipër këtë sfidë. Por insistimi i shumë njerëzve këtu, e nga të gjitha anketimet, sondazhet në Kukës, më bindën që duhet t’ia bëja. Ishte qartësisht njeriu më i mbështetur nga ata qytetarë që u pyetën për një sërë emrash.

E thirra Petritin, i thashë kjo është sfidë e madhe. Nuk po shkon i fituar, por nëse e ndjen se mund ta bësh do të isha mirënjohës dhe PS e nderuar.

Petriti më tha vetëm një fjalë, i thashë mendohu, më tha kryeministër se tani më thotë z.kryeministër, këtu më tha zoti kryeministër. Atje prap zoti kryeministër. Për mua ka qenë është dhe do jetë një shok e njeri me vlera, nuk e nderoj më shumë po i thashë zoti Petrit. S’kam ç’të mendohem, mendohu ti. Sepse jam gati të shkoj dhe nuk e kam realisht problem tim nëse bëhem apo s’bëhem deputet, se nuk jam këtu për të dhënë përgjigje sepse dua të bëhem deputet, por të them që dua të jem i dobishëm për ata njerëz atje sepse janë njerëzit e mi.

Dhe për njerëzit e mi jam gati të shkoj për fushatë, takim derë më derë, me ato mundësitë që kam. Sepse unë nuk dua të jem thjesht Petrit Malaj që po shkon po merr vota, por njeriu që nuk iu a ktheu kurrizin pasi mori votat, apo që s’po u bëj atë që duan prej Edi Ramës. Unë do jem përfaqësues i tropojanëve të mi dhe Kukësit, atëherë ti do bësh edhe më shumë për Tropojën e Kukësin. I thashë se e kam pasur nder të bëj për Tropojën edhe kur ishte demokrati kryebashkiak, Besniku” tha Rama.


Shtuar 18.04.2021 19:50