Më 24 nëntor, humoristi i madh shkodran Zef Deda ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë.
Të shumta ishin mesazhet e ngushëllimit nga artistë të ndryshëm të skenës shqiptare.
Ndërsa kolegu i tij, Sandër Ruçi zbuloi se me Zefin nuk flisnin prej 20 vitesh.
Ditën e sotme në një intervistë për Euronws ka deklaruar se është penduar që nuk e ka takuar Zef Dedën, edhe pse tha se e kishte ditur që kishte qenë i sëmur.
“Ishemia ka bërë punën e vetë, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme… E kam dit që ka qenë i sëmur, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj. Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj, sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar.
Unë e kam një fije karakteri të vështirë. Nuk kam qejf që duke qenë në këmbë, duke qenë gjallë… Jam më i vjetri sot për sot pas Zylyha Milotit në skenë prej atyre që kanë mbetur gjallë. Unë skam ardhur për të dhënë llogari”, është shprehur Ruçi./albeu.com.