Prekëse! Me foshnjën në krahë, bashkëshorti i jep lamtumirën e fundit 20-vjeçares së vrarë nga grabitësit

Sot është përcjellë për në banesën e fundit, 20-vjeçarja greke që u torturua dhe më pas u mbyt nga disa grabitës në shtëpinë e saj.

Mediat greke kanë publikuar një foto prekëse, ku shihet bashkëshorti i saj me foshnjën 11-muajshe në krahë duke i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tyre të shtrenjtë.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë së shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj, 32-vjeç, ishte i lidhur pas një karrigeje në dhomën e gjumit./albeu.com

 

Shtuar 14.05.2021 13:49