Prej datës 10 shkurt në qeli, i refuzohet për herë të tretë kërkesa për lirim nga burgu ish-gjyqtares Hoxha

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për lirim nga qelia. Hoxha qëndron në paraburgim prej 5 muajsh, si e dyshuar për “korrupsion”.

Avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport rëndimi shëndetësor i djalit, si edhe raport mjekësor i babait të saj.

Kjo është hera e tretë në Apel e refuzimit të kërkesës për liri dhe katër herë në Shkallën e Parë. Hoxha ndodhet në burg prej 10 shkurtit dhe se ajo akuzohet për korrupsion dhe në marrjen e parave për lirimin nga burgu të kriminelëve.

Ish-gjyqtarja e Krujës njihet si personi që liroi nga burgu personat që ishin dënuar me burgim të përjetshëm. Gjithsej janë shtatë herë që Hoxhës po ia refuzojnë ndryshimin e masës së sigurisë, katër herë nga gjykatat e shkallës së parë dhe tre herë nga gjykata e Apelit.

Shtuar 21.07.2021 12:00