“Prefekti” nxit debate të forta në Teatër, Arben Derhemi: U ulën malet, u ngritën hal*t (VIDEO)

Aktori i Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, ka reaguar pas kritikave të shumta rreth veprës së fundit që do të shfaqet në Teatrin Kombëtar.

Bëhet fjalë për veprën “Prefekti”, vepër e luajtur edhe në komunizëm, e që atëherë vinte “në lojë” dhe diskreditonte regjimin e Zogut.

Pikërisht për këtë arsye, kritikët janë shprehur se kjo vepër nuk duhej të rikthehej në Teatër, pasi sipas tyre, është vijimësi e propagandës komuniste.

Por nga ana tjetër, aktori është shprehur se nuk është ai që thuhet qëllimi, por sipas tij ajo do të rikthehet si një vepër groteske dhe që evidenton sipas tij, lartësinë e figurës së Prefektit.

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat ,por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete ,leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”,ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra………………….. “U ulen malet ,u ngriten Halet”, është shprehur Derhemi./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)


Shtuar 30.11.2021 15:37