Këtë të martë, Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Nuk dihet ende arsyeja përse Tavo është thirrur në SPAK.
Pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Tavo u komentua nga mediat greke si emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Himarës, por ky lajm u hodh poshtë më pas.
Tavo u emërua në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.