Predha dhe ushtarë me parashuta, izraelitët pretendojnë për një tjetër sulm nga krahu i Libanit

Focat mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se disa ushtarë kanë hyrë në terrirotirn izraelit me parashuta përmes kufirit të Libanit.

Me anë të një deklarate në rrjetin social “X”,forcat izraelite të njohura si “IDF”, pretendojnë se disa parashuta me njerëz të armatosur janë infiltreuar në qytete izraelite, por pa dhënë më shumë detaje.


Alarmet po binin në shumë qytete në veri të Izraelit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Reuters citoi gjithashtu transmetuesin izraelit Kan të thoshte se predha kishin rënë në Izraelin verior.

Të gjithë civilëve në zonat ku u ranë sirenat u kërkohet të hyjnë në strehimore dhe të qëndrojnë në to deri në njoftimin e dytë, tha IDF.


Shtuar 11.10.2023 18:21