Prangoset në aeroport reperi i njohur (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Fetty Wap, u arrestua të premten në aeroportin e Neë Jersey-t.

Wap u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër ekzistues arresti.

TMZ raporton se kishte një urdhër të veçantë për arrestimin e tij për shqetësime publike në North Bergen, New Jersey, i cili doli kur po kontrollonin të dhënat e tij në aeroport.

“Oficerët morën një thirrje monitoruese të kyçit të këmbës për një urdhër aktiv nga North Bergen, New Jersey. U zbulua një urdhër aktiv dhe i dyshuari më pas u transportua në pikën tonë të kontrollit.”, tha një zëdhënës i policisë.

Detajet e incidentit nuk janë zbuluar, megjithatë, zëdhënësi konfirmoi se Fetty është liruar me kusht.

Kjo ngjarje vjen në më pak se dy muaj pasi Fetty u arrestua nën akuzat për shpërndarje droge. Agjentët federalë e akuzuan Fetty-n për pjesëmarrje në një rrjet të trafikut të drogës në shkallë të gjerë dhe e akuzuan atë për komplot për shpërndarjen dhe zotërimin e substancave të kontrolluara, duke përfshirë heroinën dhe kokainën./albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 09:58