Prag zgjedhjeve! Berisha publikon videon dhe i tregon Bashës si udhëhiqet një opozitë e vërtetë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë nostalgjik për kohën kur udhëheqte opozitën dhe “tërbonte” turmat e shqiptarëve.

“Vota dhe Flamuri, Zoti dhe Shqipëria janë besimet tona! sb…”- shkruan Berisha në Facebook.

Tashmë, në një status më pasiv në partinë Demokratike, Berisha ia ka lënë vendin Lulzim Bashës si lider i PD.

Berisha ende njihet si lideri historik i PD dhe si njeriu i cili dinte të kontrollonte dhe vepronte me opozitën ndërkohë Basha ende klasifikohet si lider i “butë”, fjalimet e të cilit shpesh bëhen objekte ironie dhe tallje në rrjetet sociale. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 23.03.2021 12:47