Prag tragjedie në Shëngjin, 40-vjeçarja rrezikon të mbytet

Nuk ka qetësi në bregdetin shqiptar. Një tjetër pushuese ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se 40-vjeçarja nga Kosova, ka rrezikuar jetën në zonën Kune Vainit.

Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe po mbahet nën kontroll.

Ky është rasti i tretë ku tre pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin.

Sakaq ditën e sotme, Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Kavajës.

Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mundgon thuajse gjithmonë./Albeu.com.


Shtuar 9.07.2023 18:39