Prag Pashke, besimtarët katolikë përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Këtë të premte, besimtarët katolikë po kryejnë ritualin e “Udhës së Kryqit”, ku përkujtojnë udhën e Krishtit.

Imzot Arjan Dodaj, në nisje të fjalës së tij u shpreh se kjo ditë na thërret që të ndjekim udhën e Krishtit.

Të lidhura

None found

“Jemi mbledhur në këtë ditë, për të përkujtuar se Zoti na shoqëron në gjitha situatat e jetës sonë. Aty ku kemi qarë ne, Jezusi ka ardhur. Aty ku jemi rrëzuar ne, Jezusi na ka inkurajuar. Sot jemi me të gjithë, pavarësisht fesë apo kombit, jemi me ata që janë pre e bombardimeve. Zoti është kudo, me të gjithë ata që janë në zhgënjim në çdo cep të botës. Sot kumbojnë kërcënimet, shantazhet, blerjet. Sot prevalon dhe interesi i momentit. Jemi të shënuar nga dashuria e Zotit, që futet në raport me mundimet tona. Këtë mbrëmje të gjitha katolikët në mbarë botën e në kryeqytete të ndryshme të botës, aty bashkohet dhe Tirana jonë. Tirana pa Zotin, është një qytet i fikur. Tirana ka nevojë të zbulojë Zotin. Nëse të gjithë kemi parimet e Zotit, vendi do jetë më i mirë”, tha imzot Dodaj, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës.


Shtuar 3.04.2026 21:05