Prag lufte në Egje, avioni turk fluturon vetëm 80 kilometra larg Athinës

Tensionet mes Greqisë e Turqisë po vijojnë të rriten gjatë javëve të fundit.

Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se avionët turq po fluturojnë shumë pranë Athinës.

“Turqit po luajnë me zjarrin, duke bërë që fluturimet të mbërrijnë pranë kryeqytetit, Athinë”, thuhet në mediat greke.

Ato shtojnë se situata në Egje tashmë po kthehet në lojë për nerva të forta, pas përshkallëzimit të pabesueshëm në të cilin Erdogan ka përparuar në kërcënimet e tij ndaj Greqisë.

ATR P-72MPA rrethoi Egjeun qendror për më shumë se katër orë (siç shihet nga itamilradar.com), brenda FIR-it të Athinës, megjithëse shmangu me kujdes hyrjen në hapësirën ajrore të ishujve.

Në fakt, kjo ngjarje u përsërit për herë të dytë ditën e djeshme, me një avion të ngjashëm, i cili po ashtu ka fluturuar mbi Egjeun qendror për disa orë, pa iu afruar megjithatë Athinës.

Objektivi më i dukshëm i “misionit” të fluturimeve specifike ishte monitorimi i ecurisë së stërvitjes “Argo” që po zhvillohet këto ditë në Egje, me forcat greke dhe franceze.

Gjithsesi, turqit po përshkallëzojnë provokimet e tyre dhe duket se po i shtyjnë gjërat në një episod të ndezur, ku do të paraqesin palën greke si fajtore për “të shtënën e parë”./albeu.com/