Prag fushate, Yuri kim viziton Shkodrën një ditë para Lulzim Bashës

Ambasatorja amerikane Yuri Kim ka vizituar këtë mbrëmje qytetin e Shkodrës.

Kim është filmuar tek zonë e njohur si pedonalja e Shkodrës, ndërsa shumë qytetarë e kanë ftuar për të bërë foto me të.

Vizita vjen një ditë para se të hapet fushata për zgjedhjet e 6 marsit.

Nuk dihet se sa do qëndrojë Kim në Shkodër, ndërsa nesër drejt këtij qyteti pritet të udhëtojë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha në kuadër të fushatës së zgjedhjeve vendore të pjesshme që do mbahen më 6 mars./albeu.com/


Shtuar 18.02.2022 22:24