Qeveria portugeze po merr masa për të frenuar pandeminë. Nga e shtuna, hyrja në ambientet e brendshme të restorantit është bërë e mundur vetëm duke treguar një test negativ të koronavirusit ose një certifikatë vaksinimi.
Ky vendim ka sjellë frustrim të pronarëve të restorantëve në Lisbonë.
Vendi me 10 milion banorë regjistroi 3.162 raste të reja ditore dhe 6 vdekje të shtunën.
Sipas masave aktuale, restorantet në zonat me rrezik të lartë janë të detyruar të mbyllen në orën 10;30 pasdite, dhe numri i personave të tryezë është kufizuar nga 6 në 4./albeu.com