Portreti i Mateos së ndjerë përlot familjarët, piktori: U nisa direkt

Një veprim shumë fisnik nga ana e Geol Voçit, piktorit nga Elbasani i cili i dhuroi familjes Vasiu në Fier një portret të të ndjerit Mateo. Mateo u nda nga jeta pas sulmit nnga Klodian çalamani, një ngjarje e bujshme në Shqipëri që tronditi çdokënd. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Geoli rrëfeu takimin me familjen Vasiu.

“Ishte diçka shumë spontane. Një dhimbje shumë e madhe për të gjithë. Duke e parë vazhdimisht në çdo portal, vendosa pse jo mos tu bëj diçka, të ndihen sa më mirë familjarët.”

Por si ishte takimi i parë me familjen? Pa ditur as adresë e pa pasur asnjë formë kontakti me ta, Geoli arriti t’i gjente dhe u trokiti në derën e shtëpisë.

“Jemi nisur pa ditur asgjë, rrugës kemi gjetur fshatin ku jetonte familja. Ishte një moment që dyshova, si do e prisnin. A do donin të kishin një portret të Mateos nga dhimbja e madhe? Derën ma hapi i vëllai i Mateos.” – rrëfeu ai mbi ballafaqimin me familjen të cilën e mirëpritën dhe ishin tejet falenderues nga Geolit.


Shtuar 2.12.2021 18:44