Portieri goditet me flakadan në kokë, del nga fusha me barrelë (VIDEO)

Ndeshja mes Montpellier dhe Clermont në elitën e futbollit francez u ndërpre në minutat shtesë të pjesës së dytë për shkak se gardiani i Clermont, Mory Diaë u godit me flakadanë nga tifozeria kundërshtare.

Edhe pse skuadra e tyre ishte duke fituar me shifrat 4-2, sërish ultrasit e Montpellier nuk u kursyen dhe hodhën në fushë një flakadan që dëmtoi në kokë Diaë. Menjëherë në ndihmë të portierët erdhën mjekët të cilët e nxorrën jashtë fushë senegalezin me ndihmën e barelës.

Të gjendur para kësaj situate, trupa e arbitrave vendosi të ndërpresë përfundimisht ndeshjen ndërsa priten edhe masa disiplinore për klubin e Montpellier e tifozerinë e tyre. Kujtojmë se pjesë e Clermont është është edhe Elbasan Rashani, lojtar i përfaqësueses së Kosovës dhe që në këtë sfidë u aktivizua për 71 minuta.


Shtuar 8.10.2023 20:48