Gjatë sezonit turistik është rritur ndjeshëm numri i lëvizjeve nga Italia drejt Shqipërisë, duke mbajtur të lartë fluksin e udhëtarëve që hyjnë përmes Portit të Vlorës.
Në port kanë mbërritur vetëm gjatë ditës së sotme 1,388 pasagjerë me dy tragetet që operojnë në linjën Brindisi–Vlorë, “Ionian Star” dhe “European Star”.
Të lidhura
None found
Nga të dhënat e pasqyruara në raportet e mbërritjeve rezulton se bashkë me udhëtarët kanë hyrë edhe 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta.
Me tragetin “Ionian Star” kanë ardhur në Vlorë 817 pasagjerë, kurse “European Star” ka transportuar 571 të tjerë, shifra që dëshmojnë intensitetin e lartë të hyrjeve gjatë gushtit.
Lëvizje të konsiderueshme janë shënuar edhe në drejtimin e kundërt, pasi rreth 700 pasagjerë janë regjistruar duke dalë nga Porti i Vlorës.
Parashikohet që ngarkesa në port të mbetet e lartë edhe në ditët e tjera të gushtit, periudhë që shënon një nga nivelet më të mëdha të qarkullimit të udhëtarëve drejt Shqipërisë dhe nga vendi.
