Porti i Durrësit, Rama takim me “ustallarët” holandezë: Zgjatimi i portit në Prishtinë është kryevepër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku mëngjesin e sotëm janë takuar me “ustallarët” holandez për projektin e Portit të Durrësit.

“Nga zyra me ustallarët holandezë për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030??, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Rama: Ju keni shtuar Prishtinën? Fantastike, praktikisht ky bëhet dhe porti i Prishtinës.

Eksperti: Po dhe vetë porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, ka mundësi të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Ky ishte qëllimi ndaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte rrëmujë e tërë, nuk kishte kapacitet për t’u zgjeruar, ndërkohë që porti i ri ka potencial, kapacitete dhe na bën portën hyrëse në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjatimi i portit në Prishtinë është kryevepër.

Eksperti: Po është interesante se ne nisëm këtë detyrë me ekipin e gjatë punës u bëmë entuziastë mbi mundësitë e projektit kështu që ka entuziasëm dhe brenda ekipit.


Shtuar 21.05.2022 08:36