“Populli na ka votuar për gjeneralë ne sillemi si ushtarë”, Xhaferaj i përgjigjet vargjeve kuranike të Ramës me një thënie profetike

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj foli gjatë seancës parlamentare në lidhje me korrupsionin dhe arrestimet e fundit të SPAK duke i cilësuar ato si të paprecedentë pasi konfirmuan se sa thellë është futur korrupsionin në administratën e sotme.

Ai tha se vendi ka shumë djem dhe vajza të ndershëm dhe të shkolluar, por kriteri themelor për të qenë pjesë e administratës dhe drejtues në të është të jesh patronazhist.

Cfarë t’u themi qindra e mijëra të rinjve në Tiranë, dhe prindërve të tyre që me sakrifica të panumurta shkollohen këtu dhe në perëndim. Cfarë t’ju themi: Që përpara mund të ecësh vetëm si patronazhist. Ky është stafi dhe kjo është fytyra e vërtetë e kryetarit të bashkisë dhe jo ajo që na shiste paturpsisht nga Harvardi apo universitetet e tjera në Amerikë.

Së dyti, kush është qëndrimi juaj si maxhorancë? Si nuk doli një kolegë dhe të thotë se enough është enough.

Ta bënit këtë sepse jemi në kushtet kur nuk bëhet fjalë për korrupsion, por shumë më keq se kaq. Nuk vidhet më me përqindje, por zyrtari i caktuar për t’i shërbyer qytetarit dhe biznesit i shërben vetëm kompanisë së tij.

Ta bënit këtë për ata të rinj që me sakrifica kanë marrë një diplomë ekselence në Shqipëri dhe shohin që këtu, patronazhistët rilindas të votës, kanë vrarë dhe vrasin çdo ditë shpresën dhe meritokracinë. Këto dhe shumë të tjera janë arsyet pse të rinjtë, dhe jo vetëm, po ikin nga Shqipëria me një intensitet që s’e kemi parë më parë”.

Lidhur me mënyrën se si funksion Parlamenti, Xhaferaj theksoi se në një Republikë Parlamentare janë deputetët ata q ëkanë pushtetin, por ndryshe po ndodh në Shqipëri.

“Ne jemi Republikë Parlamentare që do të thotë se të gjitha pushtetet burrojnë nga ne, kjo do të thotë se mjaft të bëhemi 71 kolegë dhe ja heqim nga duart Edi Ramës penen. Atë penë që ka çuar dhe çon çdo ditë zyrtarë ordinere poshtë dardhës së popullit për ta shkulur atë me gjithë rrënjë, dhe i japim në dorë Ramës penelin që të shkojë dhe të ngjyrosë me gjithë pasionin e tij.

Nuk e bëjmë dhe pse nuk e bëjmë? Ne, të nderuar kolegë, kushtetuta dhe populli na ka mandatuar që të jemi gjeneralet që projektojmë të gjitha pushtetet e tjera, por ne sillim si ushtarë.

Kjo duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi keq. Kudo në botë ka ushtarë që tentojnë të kapërdisin dhe sillen si gjenerale dhe ne jemi unikale në sjelljen tonë. Ne jemi gjenerale që sillen si ushtarë të kryetarëve të partive. Ky është ngrëci themelor i proceseve demokratike dhe nga këtu buron autoritarizmi i kryetarëve të partive”, tha ai ndërsa iu përgjigj referimeve kuranore të Ramës me thë njënie profetike.

Po i përgjigjemi me një thënie të profetit për korrupsionin: Perëndia është me zyrtarin, deri në momentin kur zyrtari vepron drejt, ndërsa kur zyrtari vepron shtrembër, Perëndia do të largohet prej tij dhe do ta lërë zyrtarin në duart e xhelatit”.


Shtuar 6.04.2024 15:01