Pop Art! Rikthehet me një projekt shumë të rëndësishëm Arilena Ara

Arilena Ara ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo.

Kënga e fundit që Arilena ka realizuar ka qenë një bashkëpunim me Alban Skënderaj me titull “Ai sheh”. Ky projekt muzikor ishte dueti i parë që dy artistët realizuan me njëri-tjetrin, diçka që fansat e tyre po e prisnin prej kohësh.


Shtuar 2.07.2021 22:05