Kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit të mbytur dy ditë më parë në lumin Fan të Mirditës vazhdojë në mënyrë intensive.
Polumbarë të RENEA-s, policia dhe banorët e zonës janë aktivizuar për tretën ditë radhazi.
Ditën e djeshme është gjetur vetëm xhupi dhe topi më të cilin i mituri ishte duke luajtur para se ta merrte rryma.
Kujtojmë që 10-vjeçari në fshatin Shtrungaj ishte duke luajtur pasditen e së martës pranë lumit ku më pas ka rrëshqitur dhe e mori rrjedha.
Gjatë kësaj kohe kërkimet janë zhvilluar vetëm gjatës ditës.
Shikoni KËTU pamjet nga kërkimi. /albeu.com