Polonia akuzon Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore

Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore.

Siç raporton agjencia polake e lajmeve PAP, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë lëshoi një protestë të fortë pasi helikopterët u vunë re duke fluturuar mbi zonën Bialoëieza pranë kufirit polako-bjellorus.

“Për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dy helikopterë bjellorusë më 1 gusht të vitit 2023, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Bjellorusisë u thirr urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë”, njoftoi ministria.

Polonia i bëri thirrje palës bjelloruse që të shpjegojë incidentin menjëherë dhe në detaje.

“Pala polake theksoi se incidenti perceptohet si një tjetër element i përshkallëzimit të tensionit në kufirin polako-bjellorus. Polonia pret që Bjellorusia të përmbahet nga ky lloj aktiviteti”, shtoi ministria.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë mohoi pretendimet e Polonisë në një deklaratë, duke theksuar se akuzat e Varshavës janë “të largëta” dhe janë bërë për “të justifikuar ndërtimin e forcave dhe mjeteve të saj pranë kufirit bjellorus”.


Shtuar 1.08.2023 22:43