Politikania palestineze akuza SHBA-ve: Pritën një javë për të dërguar një nëpunës të nivelit të katërt

Sot në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA, Hady Amr, i cili do të zhvillojë bisedime me përfaqësues izraelitë, të Gazës dhe Kombeve të Bashkuara për të negociuar një armëpushim, ndërsa konflikti në Lindje të Mesme sa vjen dhe përshkallëzohet.

Një politikane veterane palestineze, Hanan Ashawi tha për BBC se nuk kishte shumë shpresë se ardhja e Amr do të çojë në një ndalim të luftimeve, informon albeu.com.

“Nuk mendoj se ai mund të bëjë shumë. E them sinqerisht, sepse edhe në fillim, javën e kaluar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha qartë “shihni punën tuaj” dhe Presidenti i SHBA-ve Joe Biden priti një javë të tërë para se të dërgonte një nëpunës civil të nivelit të tretë, të katërt, madje as të tretë dhe të katërt. Vërtet mendoni se izraelitët do ta dëgjojnë? Amerikanët vonuan takimet e Këshillit të Sigurimit. Mendoj se kjo është një gjë. Nëse ata me të vërtet do t’ju interesonte, do të dilnin dhe do të thonin; “Ndaloni bombardimet, ndaloni vrasjet”.”, tha ajo./albeu.com