Policia u bllokoi varkat, operatorët në Shkodër protestë, kërkojnë më shumë kohë të pajisen me dokumentacion

Operatorët turistikë që punojnë në liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës janë ngritur në protestë pasi iu bllokuan varkat të mërkurën nga policia.

Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës këkuan më shumë kohë që të pajisen me dokumentacion për mjetet lundruese që i përdorin për transportin e turisteve.

Ata u shprehën se bllokimi i varkave i penalizon dhe i dëmton ekonomikisht.

Kryetari i Bashkisë, Kristjan Shkreli përcolli mesazhin e autoriteteve ligjzbatuese e tha se operatorët duhet të plotësojnë kushtet për sigurinë e pushuesve.

Në aksionin e të mërkurës policia bllokoi 38 varka, 5 skafe dhe 1 traget që kishin mangësi në dokumentacion.