Policia tërheq zvarrë protestuesin te Rruga e Durrësit (VIDEO)

Pamje aspak të këndshme po qarkullojnë në mediat sociale për protestën që u zhvillua sot në Tiranë.

Te Zogu i Zi shihet një protestues që policia po e tërheq zvarrë për ta shoqëruar në komisariat.

Kujtojmë se sot ishte dita e tretë e protestës kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Nesër është paralajmëruar një protestë akoma më e madhe e cila pritet të nisë në orën 11:00 te Sheshi Skënderbej për t’u zhvendosur më pas para Kryeministrisë./albeu.com


Shtuar 11.03.2022 21:59