Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, pritet ndërhyrja! 23-vjeçari i armatosur

Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë nga efektivët, të cilët po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën.

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, Azgan Mernica vrau me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Nevrus Cenalia, 28 vjeç.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e autorit.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor./albeu.com


Shtuar 13.05.2024 20:51