Policia e Tiranës, përmes një shkrese, i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur akoma që nga dita kur i shkuan në shtëpi për ta arrestuar.
Policia thotë se ka bërë verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.
Kujtojmë se nga verifikimet në systemin TIMS Llalla rezulton të ketë dalë jashtë vendit, disa ditë para se gjykata ta dënonte me dy vite burg.
Tashmë, pas marrjes së shkresës nga Policia, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës./albeu.com