Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Mallakastër, ku ndërsa po pastronin një pus, dy burra, Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj, 33 dhe 38 vjeç kanë rëndë brenda.
Policia dhe zjarrfikësja mbërritën në vendngjarje për nxjerrjen e tyre, por fatkeqësisht njëri, Besnik Veliaj, ndërroi jetë, ndërsa tjetri ndodhet në spital.
Sipas policisë, duke punuar për nxjerrjen e tyre nga pusi, ka marrë dëmtime dhe një zjarrfikës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.
Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier./albeu.com