Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e një banke në Greqi, ku mbeti i plagosur një shqiptar.
Një dëshmitar ka treguar gjithë ngjarjen, që çoi në plagosjen me 4 plumba të 38-vjeçarit Elton thoma Zoto.
Ai ka treguar se dëgjoi rojet speciale që i thërrisnin autorit të ndalonte.
Sipas tij, efektivët kanë thirrur “stop” dhe menjëherë pas kësaj ka dëgjuar dy të shtëna.
“Polici i thoshte ndalo dhe ai nuk ndaloi, ec përpara. Prej aty dëgjova dy të shtëna dhe asgjë tjetër. Ai vrapoi, goditi makinën e patrullës dhe u ngrit dhe u nis drejt Lenormanit. Polivët i bërtitën të ndalonte, kanë bërë të gjitha veprimet e parapara për ta ndaluar dhe kur në një moment polici ka shkuar ta ndalojë, ka qenë në një distancë të afërt dhe aty kam dëgjuar dy të shtënat”, thotë dëshmitari okular.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme në filialin e një banke. Autori u largua me para, por u ndoq nga një polic jashtë detyre dhe nga sigurimi i bankës.
Në fund, autori nuk ka shkuar shumë larg pasi disa rrugë më poshtë, policia ka arritur t’i afrohet. Më pas autori dyshohet se i ka kërcënuar me thikë dhe pasoi një përleshje në të cilën një nga policët dyshohet se e qëlloi, duke e plagosur në bark.