Mos qeshni: Në Vlorë plas kallashi, por policia kap hajdutin e gicit

Duket se policia shqiptare ka kohë të bollshme të merret me ngjarjet e vogla, pavarësisht se në mes të qytetit, në dritën e diellit njerëzit vriten mes tyre.

Kështu edhe pse ditën e djeshme një njeri u vra dhe katër të tjerë u plagosën në Elbasan dhe në Vlorë kërciti kallashi në një kohë kur njerëzit lëviznin në rrugë,  policia ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka vjedhur një gic në Vlorë.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. G. mbante lëndë narkotike në banesë, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një gici.”-njofton policia. /albeu.com/

 


Shtuar 22.04.2021 11:43

Tags: ,