Policia greke gjen 21 kg kanabis në shtëpinë e shqiptarit, në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Nikea të Greqisë, pasi akuozhet për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarit, policia ka gjetur 21 kilogramë kanabis dhe 638 gramë kokainë, një peshore precize dhe një cellular.

Në banesën e tij, ai kishte përshtatur një mur të posaçëm përbri papafingos ku e fshihte drogën gati për ta shitur./AlbEu.com/