Policia e ndiqte pasi kishte bërë vjedhje, mbytet në lumë 28-vjeçari shqiptar në Zvicër

Një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova është mbytur në një lum në Zvicër pasi po i ikte policisë, e cila po e ndiqte sepse kishte kryer një vjedhje.

Sipas medias zvicerane ‘Blick.ch’, 28-vjeçari kishte kryer një vjedhje në një apartament në Bellinzonese.

Ndërsa ikte nga policia, shqiptari u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt. Trupi u gjet pak pas orës 10:00 të mëngjesit në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së Kantonit.

I mbyturi është një 28-vjeçar kosovar pa vendbanim të përhershëm, vijon raportimin mediumi. Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe i ishte ndaluar hyrja në vend.


Shtuar 11.08.2021 19:33