Policia e Londrës ngrihet në këmbë, një makinë përplaset me portën e kryeministrisë

Autoritetetet në Londër u alarmuan këtë të enjte kur një makinë u përplasur drejt portave të zyrës së rezidencës së kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Ne lidhje me rastin është arrestuar shoferi i mjetiti. Nuk ka raportime për të lënduar dhe hetimet janë duke vazhduar. Policia ngriti një kordon ndërsa oficerët me qen nuhatës u panë jashtë portave.

Dëshmitarët panë një burrë duke u larguar nga policia. Pamjet e makinës tregojnë se ajo i afrohet hyrjes kryesore të Doëning Street, shtëpia e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe familjes së tij./albeu.com/


Shtuar 25.05.2023 19:20

Tags: