Policia e Durrësit ka ndëshkuar me qindra qytetarë, që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Efektivët e policisë kanë zhvilluar kontrolle të shumta në zonat e qytetit ku kanë konstatuar shkelje dhe parregullsi të shumta nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Shkeljet kanë qenë nga më të ndryshmet duke nisur që nga parakalimet e gabuara. Në total janë gjobitur 171 drejtues mjetesh të cilët u kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit.
Njoftimi i Plotë:
Specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Durrës kanë ushtuar kontrolle, kryesisht në akset kryesore dhe dytësore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në disa rrugë urbane dhe interurbane të qytetit në Durrës dhe Krujë, janë shtuar monitorimet nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur edhe dron, me qëllim evidentimin e drejtuesve që abuzojnë në drejtimin e mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara, kryejen e parakalime të gabura, drejtimin mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, përdorimin e celularit, për drejtuesit e mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.
Si rezultat i kontrolleve janë vendosur 171 masa administrative, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorim celulari, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normën e lejuar, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 171 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
- 37 masa administrative për parakalime të gabuara;
- 15 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
- 16 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 11 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara;
- 1 masa administrative për mungesë të siguracionit;
- 40 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
- 2 masa administrative për mos vendosje e kaskës mbrojtëse;
- 49 masa administrative për shkelje të rregullave të tjeta të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./albeu.com/