Policia dhe IKMT në kompleksin Rolling Hills, prishen objektet pa leje

Policia e Shtetit dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pasditen e sotme kanë shkuar në kompleksin Rolling Hills.

Forcat e policisë dhe mjetet e IKMT kanë ndërhyrë në zonën e njohur të kryeqytetit dhe ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje.

Gjithashtu policia ka vendosur shiritin e sigurisë duke mos lejuar qytetarët pranë vendeve ku po ndërhyhet me mjetet e rënda.

Nuk dihet ende sa është numri i objekteve që pritet të shkatërrohen nga fadromat e IKMT, teksa në zonë ka një numër të madh të forcave të policisë dhe punonjësve të IKMT-së.

Rolling Hills është një nga zonat më të njohura në periferi të Tiranës, e përbërë nga një numër i madh vilash./Albeu.com