Mbi 50 persona janë arrestuar në Britani gjatë një aksioni të polcisë kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.
Në një deklaratë, Policia e Mançesterit (GMP) thotë se rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.
Mësohet se gjatë operacionit kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund.
53 persona ranë në pranga, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.
Në operacion u përfshinë 43 forca policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.