Policia ka njoftuar se po ushtron kontrolle në akset kryesore të vendit, për të drejtuesit abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor me pasoja për jetën. Kontrollet po zhvillohen në të gjitha akset e vendit dhe në terren kanë zbritur dhe Shqiponjat.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Kontrolle intensive në të gjithë vendin nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kontrollet edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane vijojnë kontrollet duke përdour të gjitha pajisjet, radarët dhe mjetet në dispozicion për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor me pasoja për jetën.
Qindra shkelje të evidentuara dhe ndëshkuara deri tani nga shërbimet e Policisë, shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë./albeu.com