Policia aksion në Shëngjin-Lezhë: Në pranga të rinj nga Kosova e Arabia, u kapen ekstazi, kokainë dhe kanabis

Një aksion i policisë së Lezhës ka vendour në pranga 3 shtetas  dhe ka proceduar penalisht dhe 3 shtetas të tjerë pasi u është gjetur drogë të llojit, kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Policia e Lezhës ka zhvilluar një aksion ‘blic’ në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Policia ka vënë në pranga personat me inicialet I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë. Këtyre personave , gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa. Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë, shërbimet e Policisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Shtuar 26.09.2021 14:59