Një operacion i madh anti-kanabis po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Mësohet se uniformat e Policisë së Shtetit po ushtrojnë kontroll në të gjithë territorin në vendin tonë, kryesisht në Tiranë, Elbasan e Fushë Krujë.
Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike.
Gjithashtu mësohet se kërkohet për persona me rrezikshmëri të lartë, që lëvizin të armatosur e të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. /albeu.com