Policia aksion anti-drogë me dron në Vlorë, arrestohen në flagrancë dy persona (VIDEO)

Policia ka kryer një aksion anti-drogë në Vlorë duke arrestuar dy persona.

Ata u pikasën falë dronit që përdoi policia e shtetit.

Në pranga përfunduan S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Njoftimi:

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.08.2021 17:18