Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Fierit.
Mësohet se gjatë një konflikti me një patrullë policie ka mbetur i plagosur një person.
Të lidhura
None found
Burime bëjnë me dije se efektivi që ka qenë në patrullim është konfliktuar me një shtetas nga Levani dhe situate ka shkuar deri në përdorimin e armës.
Efektivi me iniciale Sh.J. ka nxjerrë armën e të shërbimit dhe ka plagosur të riun pas konfliktit.
Në qëndër të qytetit po planifikohej koncert nga ansambli i shtetit me rastin e ndërrimit të viteve, dhe qarkullimi ishte bllokuar dhe kjo dyshohet të ketë qenë shkaku i zënkës.
