Policët po ktheheshin nga palestra, dyshohet se shkak i atentatit në Vlorë u bë parakalimi

Zbulohet shkaku i atentatit me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndaj dy punonjësve të policisë.

Punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake nuk njihen me personat që i kanë qëlluar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtaz pas një parakalimi.

Një tjetër pistë ku po hetohet është edhe ajo që lidhet me detyrën e policëve, pavarësisht se këta të fundit kanë deklaruar se nuk i njihnin personin që i ka qëlluar.

Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Mehmetaj me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë kohës që dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre./albeu.com


Shtuar 2.09.2022 21:11