Policët e Kalifornisë qëlluan për vdekje një person me aftësi të kufizuara teksa ai u përpoq t’i shmangej arrestimit duke zbritur nga karrigia e tij me rrota dhe duke u larguar.
Oficerët qëlluan afërsisht 10 plumba në drejtim të Anthony Lowe Jr., një 36-vjeçar, baba i dy fëmijëve, familja e të cilit tha se ai humbi këmbët në një tjetër përballje me policinë në Teksas.
Departamenti i Policisë së Huntington Park tha se oficerët u thirrën në vendngjarje pasi Lowe goditi me thikë dikë pa provokim.
Pasi u hodh nga karrigia e tij me rrota, Lowe u hodh në rrugë larg policisë, e cila fillimisht u përpoq ta kontrollonte atë.
Një tjetër makinë policie mbërriti ndërsa Lowe, i cili mbante një thikë kasapi, vazhdoi të ikte.
Një oficer policie që doli nga makina hapi zjarr ndaj Lowe, i cili u rrëzua në bark dhe u vu në pranga. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Departamenti tha se oficeri qëlloi në Lowe sepse kishte frikë se i dyshuari do t’i hidhte thikën, sipas raporteve.
Anëtarët e familjes së Lowe po vënë në dyshim përdorimin e forcës duke pasur parasysh kufizimet e tij fizike. /albeu.com