“Policët kanë një listë targash VIP që nuk gjobiten asnjëherë”

Nga Klodian Tomorri

Tek pallati ku rri une kemi nje shesh te vogel ne aty me 5-6 vende parkimi. Nga keto 2 vende i kane zene makina qe nuk levizin kurre prej vitesh se jane per t’u cuar ne varreze. Anes sheshit eshte nje rruge me nje kalim dhe sajohemi si me te keq ne, por pa zene asnjehere rrugen.

I them njehere ketij Lalit une, gjeni nje zgjidhje per kete punen e makinave te prishura qe zene vendet e parkimit se nuk eshte normale kjo. Ju keni ngushtuar cdo hapesire te mundshme parkimi, tani jane dhe keto makinat e prishura qe nuk levizin kurre, ku do shkoje mileti.

Me futi nje genjeshter te shpejte Lali mua aty per aty.

“Pune ditesh me tha po kaloj nje vendim ne qeveri, qe te marre nje toke dhe do t’i marre te gjitha me karroceri do t’i coj atje”.

Ky muhabet ka dy vjet. Makinat vazhdojne aty dhe kudo neper Tirane. Nejse.

Keto kohet e fundit keta po vene gjoba dhe aty. Kthehem dje une gjej fletushken e jeshile tek makina. Parkim ne vend te gabuar.

Pashe rrotull ishin keta te nderhyrjes se shpejte me motorra qe po vinin gjoba ne rrugen kryesore.

-O cuna ju i vute gjobat atje tek pallati- i thashe une.

Jo re vella-tha ai- ne jemi vetem per rruget kryesore, nuk hyjme asnjehere ne lagje. Nuk e dime kush i ka vene.

Se tani nuk merret vesh ketu, ka 5 lloje policish qe vene gjoba. Ca te Taos, ca te Lalit. Dmth keta vene gjoba edhe neper shtepira, ku ti nuk bllokon asnje rruge, as pengon levizje asgje. Hajdeni njehere, se kur kthehem nga puna dhe heq kepucet nuk i ve tek ai vendi i duhur, vini gjobe dhe per kete pune.

Se keta e duan aq shume ligjin saqe nuk te falin ne keto pune. Keta qe nxirrnin njerezit ne prite per t’i vrare.

Tani, kane dhe nje liste keta. Eshte nje liste me targat e njerezve te rendesishem, ku bejne pjese politikane, kengetare, gangstere, biznesmene, gazetare, lepiresa pushteti e keshtu me radhe. Dmth personalitetet e kombit me pak fjale.

Lista eshte institucionale, e kane te gjitha policite dhe ato targa nuk gjobiten asnjehere. Psh po te kesh fatin ti, qe te blesh ndonje makine nga keta, mund ta parkosh edhe para deres se Rames ne kryeministri dhe nuk gjobitesh. Derisa te nderroje shitesi targen dhe te hiqet nga lista.

Keshtu e vene rregullin keta. Zuzaret./Albeu.com


Shtuar 15.11.2023 09:37