Policë e punonjës bashkie! U arrestuan për parcelat me kanabis, SPAK mbyll hetimet për 23 të arrestuarit (FOTO LAJM)

Sot SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 23 persona, që u ndaluan në sajë të operacionit “Kanioni” disa kohë më parë.

Në mesin e personave të pandehur, të cilët dyshohen se kultivuan 28 parcela me kanabis ka dhe punonjës policie, mbi të cilët do të rëndojë edhe akuza për shpërdorim detyre.

Midis të arrestuarve është edhe një kryeplak dhe një punonjës i policisë bashkiake Durrës.

Në pranga përfunduan edhe Anxhela Beshiri, 25 vjeçe, punonjëse e policisë bashkiake Durrës, Fatjon Beshiri, vëllai i saj, 31 vjeç, Arben Lekli, 43 vjeç, Alban Bendo, 29 vjeç, si dhe Sefedin Dokaj, 32 vjeç, banues në Poliçan.

vijon… /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.08.2021 14:48